Në promovimi i projektit, “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin shqiptar të drurit përmes përmirësimit të kapaciteteve prodhuese dhe trajnimit të aftësive”

Në ambjentet e Fakulteti i Shkencave Pyjore u zhvillua promovimi i projektit, “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin shqiptar të drurit përmes përmirësimit të kapaciteteve prodhuese dhe trajnimit të aftësive” e financuar nga Qeveria Sllovene dhe Klasteri i Industrisë së Drurit.

Ndër objektivat kryesor të projektit janë

1-Të kontribuojë në përmirësimin e konkurrencës ekonomike të sektorit të prodhimit të drurit në Shqipëri nëpërmjet rritjes së aftësive teknike.

2-Të ofrojë asistencë për specialistët e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve në monitorimin dhe raportimin e treguesve europianë për pyjet, përmirësimi i sistemit të raportimit në kuadër të Inventarit Kombëtar të Pyjeve, duke u fokusuar në qëndrueshmërinë e tij me kalimin e kohës dhe përmirësimi i vazhdueshëm i metodologjive të inventarit.

Në këtë takim të parë teknik mbajtën fjalën përshëndetëse Ambasadori i Sllovenisë, H.E. Peter Japelj, Dekan i #FSHP, Z. Prof. Asoc. Leonidha Peri, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve Z. Artur Kala, Deputet i Qarkut të Dibrës Z. Lavdrim Krrashi, Kryetar i Bordit Ekzekutiv të. #WoodIndustryClusterAlbania Sulejman Ulliri, dhe Koordinator i projektit Z. Bernard Likar.

NOTIFICATIONS