U mbajt takimi i gjashtëmbëdhjetë i Komitetit Koordinues dhe Konsultativ Kombëtar për Pyjet në kuadër të zbatimit të Strategjisë të Koalicionit Kombëtar për Tokën dhe Pyjet

U mbajt takimi i gjashtëmbëdhjetë i Komitetit Koordinues dhe Konsultativ Kombëtar për Pyjet në kuadër të zbatimit të Strategjisë të Koalicionit Kombëtar për Tokën dhe Pyjet.
Në takim morën pjesë, znj. Almira Zebi Xhembulla, zv.Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Artur Kala, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, përfaqësues Fakulteti i Shkencave Pyjore, Bankës Botërore, Federata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale, CNVP Foundation, Shoqatës për Autonomi Vendore, Shoqatës së Blegtorëve dhe Federatave Rajonale të Pyjeve.
Mbledhja e Komitetit vjen në një moment të rëndësishëm për sektorin siç është Shpallja e Vitit Shqiptar të Pyjeve 2024 i cili synon më shumë vëmendje dhe përkujdesje për pyjet.
Shpallja e Vitit të Pyjeve është një mundësi e mirë për të gjithë aktorët për të rritur veprimet në të gjitha nivelet për të mbrojtur pyjet, funksionet, vlerat, dhe përfitimet e tyre të shumta. Po ashtu, ai ofron një mundësi shumë të mirë për t’i dhënë dukshmëri dhe rëndësi rolit që luajnë përdoruesit e pyjeve dhe shoqatat e tyre në mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve.
Bazuar në diskutimet dhe shkëmbimet mes anëtarëve të Komitetit u evidentuan dhe analizuan sfidat që has sektori si dhe veprimet që do të ndërmerren që këto sfida të adresohen dhe përmirësohen veçanërisht përgjatë vitit 2024 si Viti Shqiptar i Pyjeve.

 

 

 

 

NOTIFICATIONS