Në Bulqizë gjatë një orë mësimore mbi rëndësine e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë

Në, Gjimnazin “Arbëria” Bulqize. “Shkolle Qender Komunitare Faqja zyrtare” specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, në kuadër të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për rëndësinë e burimeve pyjore , zhvilluan një orë mësimore mbi rëndësine e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë.

Nxënësit u njohën me;
Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve,
shtrirjen e pyjeve në vendin tonë dhe në bashkinë Bulqizë. Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll. Veprimet që duhen ndërmarrë nëse ndeshen me një vatër zjarri në pyll etj.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u fol për profesionin e Inxhinierit të pyjeve si dhe misionin e Agjencise Kombëtare të Pyjeve

NOTIFICATIONS