Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve Drejtori i Përgjithshëm Z. Artur Kala zhvilloi një diskutim të hapur me studentët e kursit të tretë të programit të studimit ”Inxhinieri Pyjore” në Fakultetin e Shkencave Pyjore, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Në fokus të diskutimeve ishin:
- Viti shqiptar i pyjeve – angazhimi dhe promovimi i vlerave të ekosistemeve pyjore.
- Kuadri ligjor dhe institucionet – mundësitë e ushtrimit të profesionit të Inxhinierit të Pyjeve në institucionet qendrore dhe vendore.
Agjencia Kombëtare e Pyjeve do të vazhdojë takimet me student të Fakultetit të Shkencave Pyjore duke treguar në vijueshmëri praktika pune që ndiqen pranë këtij institucioni.
“Kurdoherë të palodhur për të shtuar dhe përmirësuar pyjet tanë, për ti siguruar brezave të ardhshëm një Shqipëri më të gjelbëruar dhe të bukur”