Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve mikpritëm përfaqësuesit e Projektit JICA të financuar nga Japonia dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC). Takimi u zhvillua në kuadër të implementimit të projektit: ”Ngritja e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në pyje (NFFIS) dhe aplikimi i ndërhyrjeve (zgjidhje) të bazuara në natyrë për reduktimin e rrezikut të katastrofave natyrore (NbS-DRR)”.
Në fokus të diskutimeve ishin tre aktivitetet kryesore të projektit:
1) Hartimi i Sistemit Kombëtar të Informacionit mbi Zjarret në Pyje (NFFIS). Sistemi i krijuar dhe testuar do të jetë operacional me qëllim monitorimin e zjarreve në pyje;
2) Kontrolli demonstrativ i erozionit për mbrojtjen e basenit ujëmbledhës të Bovillës. Ky proces do të sjellë stabilizimin e rrjedhave sipërfaqësore të shkaktuara nga rreshjet dhe dhe uljen e sedimenteve në basen;
3) Fuqizimin e mekanizmave të Mbrojtjes Civile, Inisiativës së Kooperimit Ballkanik dhe dhënia e kontributit në platformat rajonale të Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe procesit Forest Europe.
- Projekti do të zbatohet gjatë 5 viteve në vijim (2024 – 2029) dhe ndër të tjerash ka programuar, trajnime, seminare, uorkshope rajonale etj.
Partnerë Institucionalë kryesor janë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP), Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), Bashkia Tiranë, etj.
- Ky projekt starton pikërisht në vitin shqiptar të pyjeve, ku përvec fushatës së pyllëzimeve (janar-prill 2024) të konkretizuar me sukses nga AKP/MTM në bashkëpunim me 50 bashki dhe një numër të madh organizatash dhe institucionesh të tjera, vazhdojnë aktivitetet sipas kalendarit të lancuar dhe krahas tij vjen ky projekt i ri shumë i rëndësishëm duke u bërë një ogur i mirë për mbështjen gjithnjë në rritje që duhet treguar në menaxhimin e fondit pyjor dhe kullosor.
“Kurdoherë të palodhur për të shtuar dhe përmirësuar pyjet tanë, për ti siguruar brezave të ardhshëm një Shqipëri më të gjelbëruar dhe të bukur”