Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve pritëm përfaqësues të FLAG Foundation for Local Autonomy and Governance” për të diskutuar mbi bashkëpunimin mbi projektin ”Building Smart Forests” i cili synon parandalimin e rrezikut në zonën ndërkufitare me Malin e Zi,për parandalimin dhe reagimin ndaj zjarrit në pyje.
Bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve luan një rol të rëndësishëm në zbatimin e planit të përbashkët të menaxhimit të rrezikut për njohjen, gatishmërinë dhe mbrojtjen e pyjeve në zonën ndërkufitare nga zjarret, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të reaguesve të parë, pra zjarrfikësve në rajonin e Shkodrës dhe Tivarit, duke krijuar një sistem vullnetar për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri apo fatëkeqësitë natyrore.
Për më tepër, “Building Smart Forests” lidhet me programet kombëtare dhe të BE-së që synojnë menaxhimin e rrezikut dhe ndërtimin e infrastrukturës publike (teknike dhe njerëzore), në fushën e menaxhimit të rrezikut (parandalimin, zbutjen dhe mbrojtjen) midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Gjatë takimit u diskutaua mbi qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e funksionimit të këtyre strukturave për të garantuar një qasje sa më gjithpërfshirëse ndërinstitucionale.
Krijimi i modeleve efikase të menaxhimit dhe parandalimit të rrezikut nga zjarri si dhe ndërgjegjësimi i komuniteteve do jetë sfida e rdhës për projektin “Building Smart Forests”.