Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve u organizua një takim pune me eksperten sllovene të Institutit të Statistikave të Sllovenisë, Znj. Spela Gale dhe specialistët e INSTAT-it të vendit tonë; Znj. Flutura Bracaj, Jesmina Mustafaj dhe Etis Jareci

Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve u organizua një takim pune me eksperten sllovene të Institutit të Statistikave të Sllovenisë, Znj. Spela Gale dhe specialistët e INSTAT-it të vendit tonë; Znj. Flutura Bracaj, Jesmina Mustafaj dhe Etis Jareci.
Takimi u mbajt në kuadër të implementimit të Sistemmit të Llogarive Ekonomike në Mjedis, që po bëhet nga ana e INSTAT-it , pjesë e të cilave është edhe Sistemi Evropian i Llogarive Ekonomike të Pyjeve si pjesë e detyrimeve të vendit tone në kuadër të Integrimit në Bashkimin Evropian (Kapitulli 18 “Statistikat”).
Pjesë e diskutimeve ishin të dhënat që disponojmë mbi pyjet dhe kullotat, sipërfaqen e pyjeve dhe kullotave, vëllimin drusor, ndërhyrjet silvikulturore , vlerësimi ekonomik i ndërhyrjeve në pyje, pyllëzimet, të ardhurat nga pyjet dhe kullotat, çmimet e drurit në këmbë, asortimenteve drusore etj, me qëllim ngritjen e sistemit statistikor për pyjet.
Në përmbushje të objektivave të takimit të punës nga ana jonë u gjeneruan të dhënat e Inventarit Kombëtar të Pyjeve, gjithashtu u dakortësua për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

NJOFTIME