Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi me përfaqësues të UNDP Albania, znj. Mirela Kamberi. Ekspertet, Prof. Dr. Elvin Toromani, Dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe Prof. Asoc. Nehat Collaku, përgjegjës i Departamentit te Pyjeve.
- Ne takim u diskutua rreth projektit “Parandalimi i zjarreve në Pyje” projekt që sapo ka filluar implementimi, nga UNDP me financim te fondit Koreano Jugor.
Objektivat kryesore:
- Krijimi dhe forcimi i kapaciteteve për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve ne pyje.
- Draftimi i një Manuali për vlerësimin e dëmeve në pyje te shkaktuara nga zjarreve dhe restaurimi i tyre.
- Krijimi i një aplikacioni për parandalimin e zjarreve në pyje.
Mbroni Pyjet dhe Kullotat nga zjarret