Në promovimin e librit “Pyjet dhe Sharrat e Pukës në vite”, me bashkautor Gjon Fierza, Pjetër Dema e Preng Prenga

Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Pyjore u organizua promovimi e librit “Pyjet dhe Sharrat e Pukës në vite”, me bashkautor Gjon Fierza, Pjetër Dema e Preng Prenga.
Është libri më i ri që flet për zhvillimin e pyjeve dhe të industrisë së drurit në rrethin e #Pukës, i shkruar me përgjegjësi dhe i ilustruar me dokumentacione e informacione nga ish-punonjës dhe drejtues që kanë punuar në pyje dhe sharrat e Pukës në vite, me vlera edukative dhe mesazhe të forta për brezat e rinj të specialistëve që t’i përkushtohen profesionit dhe të jenë kontribues të zhvillimit të pylltarisë shqiptare.
Të pranishëm ishin Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, Drejtori i AKP-së Z. Artur Kala, Dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore Prof.Dr. Elvin Toromani, stafi akademik, inxhinierë dhe drejtues të sektorit të pyjeve në vite.
Të pranishmit diskutuan rreth detajeve të librit me pasionin që karakterizon specialistët e pyjeve.
Ky libër vjen në vigjilje të 65 vjetorit të krijimit të Fakultetit të Shkencave pyjore si dhe në Vitin Shqiptar të Pyjeve.
Një risi e bukur, një vlerë e shtuar, një mundësi më tepër për të qenë bashkë për të diskutuar, kujtuar dhe mos harruar shembujt pozitivë të punës dhe përkushtimit të treguar nga kolegët tanë ndër vite.
“Së bashku mund të arrijmë të përmirësojmë pyjet tanë, për t’u siguruar brezave të ardhshëm një Shqipëri më të gjelbëruar dhe të bukur”

 

NJOFTIME