Në Ankara, bazuar në programin e shkëmbimit të eksperiencave mbi përdorimin dhe funksionet e Sistemit të Informacionit të Pyjeve Turqi – ORBIS, Sistemit Shqiptar të Informacionit të Pyjeve – ALFIS, përfaqësues të Agjencisë Kombëtarë të Pyjeve, morën pjesë në workshopin që organizoi Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve – Ankara Turqi

Ankara, bazuar në programin e shkëmbimit të eksperiencave mbi përdorimin dhe funksionet e Sistemit të Informacionit të Pyjeve Turqi – ORBIS, Sistemit Shqiptar të Informacionit të Pyjeve – ALFIS, përfaqësues të Agjencisë Kombëtarë të Pyjeve, morën pjesë në workshopin 3 ditor që organizoi Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve – Ankara Turqi.

Gjatë tre ditëve të shkëmbimit të eksperiencave, njohurive dhe praktikave më të mira të transferimit dhe përpunimit të 📈informacionit u diskutuan një sërë çështjesh teknike dhe konceptuale.

  • Specialistët e AKP-së prezantuan:

Funksionalitetet e ALFIS-it, përdorimi i informacionit gjeografik dhe lidhja me databaza të tjera;

Sfidat dhe Menaxhimi i procesit të hartimit të një Plani Mbarështimi nëpërmjet ALFIS;

Inventari Kombëtar i Pyjeve 2020, teknikat e përdorura dhe integrimi në ALFIS;

  • Nga pala Turke u prezantuan dhe u diskutuan :

Informacion i përgjithshëm mbi Sistemin Turk të Informacionit të Pyjeve – ORBIS

Përdorimi i Remote Sensing në krijimin e hartave të volumeve dhe gjenerimi i raporteve

Krijimi i infrastrukturës GIS dhe databazës së të dhënave të sektorit pyjor Turk

Transferimi i Planeve të Menaxhimit në ORBIS

Procesi i Inventarit Kombëtar të Pyjeve.

Gjatë tre ditëve u zhvilluan një sërë takimesh me drejtues te Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve ku u shpreh gatishmëria e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave bazuar në gjetjet e workshopit
Gjithashtu u vizitua dhe Qendra e Monitorimit të Zjarreve ku nëpërmjet teknikave me të reja të monitorimit, inteligjencës artificiale dhe sistemeve te monitorimit menaxhoheshin të gjitha proceset dhe informacioni transferohej në kohë reale duke integruar mjetet dhe aktorët për një ndërveprim sa më efikas.
  • Bashkëpunimi në të ardhmen konsiston në:

Asistencë teknike mbi gjetjen e zgjidhjeve me të përshtatshme në transferimin e të dhënave për Planet e Mbarështimit të hartuara 10 vitet e fundit.

Përdorimi i teknikave Remote Sensing në mbledhjen e të dhënave në terren dhe përpunimin e tyre.

Përfshirja e të gjitha proceseve ligjore, administrative, teknike të sektorit në sistemin e informacionit të pyjeve.

 

 

NJOFTIME