Firmosja e marrëveshjes mes AKP dhe Shkollë së mesme pyjore Shkodër

Në kuadër të përgatitjeve për planin e aktiviteteve të Vitit Shqiptar të Pyjeve,Shkolla e mesme pyjore Shkoder, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve Z. Artur Kala nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Drejtoren e shkollës teknike pyjore Znj. Albana Lleshaj.

Bashkëpunimi do të përfshijë:

1 Angazhime të përbashkëta në kuadër të shpalljes së vitit 2024 si “Viti Shqiptar i Pyjeve” në aktivitetet promovuese, sensibilizuese, ndërgjegjësuese që do të ndërmerren;
2 Ofrimin e kapaciteteve njerëzore për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si leksione të hapura, seminare, trajnime, simpoziume, konferenca në fushën e pyjeve;
3 Ofrimin nga ana e AKP e mundësisë për zhvillimin e vizitave studimore dhe praktikave të nxënësve të Shkollës;
4 Hartimin, konkurimin dhe zbatimin e projekteve me interes të përbashkët;
5 Pjesmarrjen reciproke te palëve si partner bashkëpunimi në aktivitete publike sipas mundesive te secilës palë;
6 Promovimin reciprok të veprimtarive të përbashkëta dhe arritjeve në fushën e administrimit të pyjeve nga ana e AKP dhe arritjeve ne fushën e edukimit teknik të nxënësve të shkollës.

Gjatë takimit me stafin pedagogjik u diskutuan detaje teknike mbi zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit pyjor sfidat e sektorit pyjor në kuadër të ndryshimeve klimatike, zbatimin e axhendës së gjelbër, problematika të administrimit të pyjeve dhe konkretizimin e punës për hapat që do të ndërmarrim.

Problematika që lidhen me shkollimin dhe mundësitë e punësimit të nxënësve të kësaj shkolle. Rëndësine dhe rolin qe luan Tekniku i pyjeve si një nga elementet e rëndësishëm për mirëadministrimin e pyjeve dhe nevojën e madhe që ka sektori pyjor (në mënyrë të veçant bashkitë) për teknik pyjesh.

Në vijim Z. Artur Kala mbajti një leksion të hapur me nxënësit e Shkollës të mesme teknike pyjore “Kolë Margjini” mbi ” Rëndësinë e pyjeve dhe rolin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve në zgjidhjen e problematikave të administrimit të pyjeve”.

Në ditët në vazhdim AKP do të finalizojë marrëveshje bashkëpunuese me aktorë të tjerë të rëndësishëm për sektorin pyjor.

NJOFTIME