Kolegji Universitar i Biznesit organizoi Konferencën e IX-të Ndërkombëtare Shkencore me temë:
“Trendi i zhvillimit ekonomik, teknologjik dhe Socialo-Kulturor i shekullit të XXI. Sfidat e aktivitetit akadamiko-shkencor të Institucionit të Lartë Arsimor”
Pjesëmarrës me punimet e tyre shkencore në këtë konferencë ishin bashkëpunëtorët dhe partnerët që Kolegji Universitar i Biznesit ka kijuar në më shumë se nje dekade që prej themelimit të tij.
Partnerët europianë si:
Ljubljana School of Business- VSPV, Slloveni,
Utena University of Applied Science, Lituani , Universiteti i Tetoves, Maqedonia e Veriut , Universiteti i Stambollit, Turqi , përfaqësues nga projekti CHOST ku bën pjesë dhe Kolegji Universitar i Biznesit, përfaqësues nga kompanitë partnere, përfaqësues nga Institucionet e Arsimit Profesional, përfaqësues nga DPShTRR, përfaqësues nga AKP Agjencia Kombëtare e Pyjeve, z. Kliti Starja ( Drejtor, Drejtoria e Performancës) dhe të gjithë stafet akademike të brendshme dhe të ftuar të Kolegjit Universitar të Biznesit etj nuk mund të mos ishin pjesëmarrës të kësaj Konference Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga KUB nëpërmjet prezencës online në konferencë.