Në kuadër të 13 Tetorit, “Ditës Ndërkombëtare të Zvoglimit të Riskut nga Fatkeqësitë”, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Pyje, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe institucione të tjera në nivel qendror dhe vendor

Në kuadër të 13 Tetorit, “Ditës Ndërkombëtare të Zvoglimit të Riskut nga Fatkeqësitë”, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Pyje, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe institucione të tjera në nivel qendror dhe vendor, gjatë javës 9-13 tetor organizuan takime me temën “Roli i komunitetit në parandalimin dhe përgjigjen emergjente ndaj zjarreve”, për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për parandalimin e fatkeqësive natyrore me fokus të veçantë zjarret në pyje.
Pjesë e takimeve kanë qenë përfaqësues nga Bashkia Vau-Dejës, Bashkia Malësi e Madhe, Bashkia Kurbin, Bashkia Mirditë, Bashkia Mallakastër, Bashkia Berat, Bashkia Tiranë dhe Bashkia Fier, njësia administrative Cakran, qytetarë të këtyre njësive si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera qendrore dhe vendore.

NJOFTIME