Në Maqedoninë e Veriut, Gostivar u zhvilluan aktivitete në kuadër të projektit CYCLE-FIRE, që synon reduktimin e zjarreve në peizazh me fokus te komuniteti dhe të rinjtë

Në Maqedoninë e Veriut, Gostivar u zhvilluan aktivitete në kuadër të projektit CYCLE-FIRE, që synon reduktimin e zjarreve në peizazh me fokus te komuniteti dhe të rinjtë.
Projekti mbështetet nga Bashkëpunimi Zviceran për Zhvillim dhe zbatohet nga Farmahem, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, Organized Youth Association dhe Organizata Kreo.
Sesioni i hapjes përfshiu fjalët përshëndetëse nga organizatorët dhe prezantimin e praktikave tradicionale dhe moderne të menaxhimit të zjarreve në zonat e Sharrit dhe Korabit.
U diskutua përdorimi:
  • Barrierave natyrore,
  •  Pastrimi i zonave me risk
  •  Qasjet moderne si sistemet e koordinimit dhe teknologjitë e monitorimit.
Në vijim, pjesëmarrësit morën pjesë në mësimin praktik në terren, duke vizituar Stacionin e Zjarrfikësve të Gostivarit. Ata u njohën me strukturën organizative, pajisjet dhe procedurat e sigurisë, si dhe ndoqën një demonstrim praktik mbi ndërhyrjet në raste emergjente.
Të rinjtë dhe aktivistët luajtën një rol kyç në program, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë komunitare në mbrojtjen e natyrës dhe parandalimin e zjarreve.
Aktiviteti kontribuoi në shkëmbimin e përvojave, lidhjen e njohurive tradicionale me metodat moderne të menaxhimit të zjarreve, duke ndërtuar baza të forta për një qasje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

 

NJOFTIME