Në Shkodër, në vendin e qujtuar Ana e Malit, AKP së bashku me CNVP Foundation dhe ICEP zhvilluan aktivitete për mbjellje fidanësh pyjore në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë Basenit të Lumit Drin”

Në Shkodër, në vendin e qujtuar Ana e Malit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve së bashku me CNVP Foundation dhe ICEP – Shoqata për Zhvillim Global zhvilluan aktivitete promovuese për mbjellje fidanësh pyjore në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë Basenit të Lumit Drin” një iniciativë rajonale e financuar nga ADA – Austrian Development Agency.
Aktivitetit ju bashkuan edhe struktura e pyjeve të bashkisë Shkodër, Vaut të Dejës, Fakulteti i Shkencave Pyjore, Federata e Pyjeve Shkodër, Shkolla e Mesme Pyjore Shkodër “Kolë Margjini” dhe studentë të Fakultetit të Shkencave Pyjore.
Në zbatim të projektit fidanët u mbollën në:
Në Anën e Malit, ku projekti synon një qasje të re, për të adresuar sfidat e pyllëzimit në kodrat shqiptare të Mesdheut. Këto sfida përfshijnë disponueshmërinë e kufizuar të ujit, cilësinë e dobët të tokës, rrezikun e lartë të zjarrit, konfliktet e përdorimit të tokës, ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe kufizimet socio-ekonomike.
Projekti ka parashikuar mbjelljen e 16.000 fidanëve në objektin Ana e Malit dhe janë përzgjedhur llojet: Ilqe, Bulgër, Vidh fletngushtë, Dafinë, Ullastra, Pishë e egër, Selvi.
“Kurdoherë të pa lodhur për të shtuar dhe përmirësuar pyjet tanë, për ti siguruar brezave të ardhshën një shqipëri më të gjëlbëruar dhe të bukur”

 

 

 

NJOFTIME