Në takimin e parë prezantues, mbi projektin “Building Smart Forests”

Në takimin e parë prezantues, mbi projektin “Building Smart Forests” znj. Gejla Shehaj ( Menaxhere Projekti ) dhe z. Artur Kala, Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së, diskutuan rreth bashkëpunimit të Agjencisë me partnerët në këtë projekt ndërkufitar që parashikon instalimin e një sistemi ndërbashkiak për detektimin e hershëm të zjarreve në pyje. Partnerë në këtë projekt janë Bashkia Shkodër, Komuna e Tivarit dhe FLAG.
Projekti financohet nga BE në kuadër të Programit #IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri.
Bashkëpunimi me partneret e projekte do të vazhdojë duke u fokusuar në ndihmën për të përfshirë aktorë të ndryshëm dhe për të rritur ndërgjegjësimin e banorëve për mbrojtjen e mjedisit në zonën ndërkufitare.

NJOFTIME