Në takimin e shtatëmbëdhjetë të Komitetit Koordinues dhe Konsultativ Kombëtar në kuadër të zbatimit të Strategjisë të Koalicionit Kombëtar për Tokën dhe Pyjet

Në takimin e shtatëmbëdhjetë të Komitetit Koordinues dhe Konsultativ Kombëtar i cili zhvillohet në kuadër të zbatimit të Strategjisë të Koalicionit Kombëtar për Tokën dhe Pyjet u diskutuan arritjet dhe mësimet e nxjerra nga “Viti Shqiptar i Pyjeve 2024”, nismat e vazhdueshme të Koalicionit Kombëtar të Tokës, përditësimet rreth kuadrit politik dhe ligjor për pyjet, financimi për pyjet dhe angazhimi i komuniteteve vendore.
Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së z. Artur Kala në prezantimin e tij “Viti shqiptar i pyjeve një nismë kombëtare për rehabilitimin e pyjeve në vend” solli shifra dhe rezultate konkrete të aktiviteteve të pyllëzimeve të kryera në të gjithë vendin, nga fushata e ndërgjegjësimit publik mbi pyjet dhe edukimit në shkolla.
Komiteti Koordinues për Pyjet shërben si një platformë për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve kyç të përkushtuar për përparimin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve.
Duke punuar së bashku, ne synojmë të vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët për të vlerësuar progresin e bërë dhe për të caktuar synimet dhe prioritetet për të ardhmen.

 

 

 

NJOFTIME