Në Tiranë u zhvillua Konferenca Kombëtare e Projektit “Zhvillimi Ekonomik Lokal LED”, me temë “Përmirësimi i cilësisë dhe sasisë së bimëve mjekësore dhe aromatike për rritjen e të ardhurave dhe mjedisin e qëndrueshëm”, takimi u organizua nga CNVP Foundation me mbështetjen e Ambasadës së Suedisë.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, z. Ylli Hoxha, zv. Ambasadori i Ambasadës Suedeze, z. Erik Llies, përfaqësues të Universitetit Bujqësor Tiranë, përfaqësues nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, eksportues, prodhues dhe shoqatat e bimëve mjekësore dhe aromatike ku ndanë rezultatet nga Projekti i Zhvillimit Ekonomik Lokal, për të shkëmbyer mësimet e nxjerra dhe për të diskutuar mundësitë dhe sfidat e së ardhmes së sektorit të bimëve mjekësore dhe aromatike në Shqipëri.