Në Trajnimet Tematik për Bashkitë zhvilluar nga OSCE për Inspektimin dhe Kontrollin Mjedisor, me pjesëmarrjen e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, bashkive, agjencitë mjedisore dhe ato të inspektimit

Forcojmë qeverisjen dhe sigurinë mjedisore në nivel vendor.
Në Trajnimet Tematik për Bashkitë zhvilluar nga OSCE për Inspektimin dhe Kontrollin Mjedisor, me pjesëmarrjen e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, bashkive, agjencitë mjedisore dhe ato të inspektimit.
Trajnimi i parë u zhvillua në Tiranë, ku pjesëmarrësit diskutuan për kornizën ligjore, procedurat e inspektimit, funksionet ligjore, bashkërendimin institucional dhe praktikat më të mira për monitorimin e mjedisit, inspektimin e pyjeve dhe kontrollin e ndotjes.
Tri trajnimet e tjera do të zhvillohen në Elbasan, Lezhë dhe Gjirokastër, gjatë muajit mars, duke përfshirë kështu të 61 bashkitë e vendit.
Seria e trajnimeve është pjesë e projektit të Prezencës “Forcimi i qeverisjes dhe i sigurisë mjedisore në Shqipëri”, i cili financohet nga Norvegjia, Franca dhe Italia.
Projekti synon t’i pajisë autoritetet vendore me dije dhe mjete për të siguruar një mbrojtje më të mirë të mjedisit.

 

NJOFTIME