Forcojmë qeverisjen dhe sigurinë mjedisore në nivel vendor.
Në vijim të Trajnimeve Tematike për Bashkitë për Inspektimin dhe Kontrollin Mjedisor, duke bërë bashkë bashkitë, agjencitë mjedisore dhe ato të inspektimit.
Në trajnimin e dytë, në Elbasan, pjesëmarrësit diskutuan për kornizën ligjore, procedurat e inspektimit, funksionet ligjore, bashkërendimin institucional dhe praktikat më të mira për monitorimin e mjedisit, inspektimin e pyjeve dhe kontrollin e ndotjes.
Seria e trajnimeve është pjesë e projektit të Prezencës “Forcimi i qeverisjes dhe i sigurisë mjedisore në Shqipëri”, i cili financohet nga Norvegjia, Franca dhe Italia.
Projekti synon t’i pajisë autoritetet vendore me dije dhe mjete për të siguruar një mbrojtje më të mirë të mjedisit.