Agjencia Kombëtare e Pyjeve ne kuadër të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për rëndesinë e burimeve pyjore zhvilloi sot një orë edukative me nxënësit e Shkolla e mesme e bashkuar ” I.Alla” Zgosht në bashkinë Librazhd.
Gjate këtij aktiviteti nxënësit u njohën me
vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve,
shtrirjen e pyjeve në vendin tonë dhe në bashkinë Librazhd. Te dhëna te rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll. Veprimet që duhen ndërmarre nëse ndeshen me nje vater zjarri ne pyll etj.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u fol për profesionin e Inxhinierit të pyjeve si dhe misionin e Agjencise Kombëtare të Pyjeve