Në Gjimnazin Kostandin Shpataraku Gjinar faqja zyrtare, specialist të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, në kuadër të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për rëndësinë e burimeve pyjore , zhvilluan një orë mësimore mbi rëndesine e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë.
Nxënësit u njohën me:
Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve,
shtrirjen e pyjeve në vendin tonë dhe në bashkinë Elbasan. Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll. Veprimet që duhen ndërmarrë nëse ndeshen me një vatër zjarri në pyll etj.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u fol për profesionin e Inxhinierit të pyjeve si dhe misionin e Agjencise Kombëtare të Pyjeve