Si çdo vit Agjencia Kombëtare e Pyjeve zhvillon aktivitete pastrimi në kuadër të Plani të Pastrimit Kombëtar për të sensibilizuar qytetarët si pjesë e Fushatës globale “Pastro botën”
Fushata ka si qëllim të na frymëzojë të gjithëve të ndërmarrim aktivitete mjedisore, sepse është kaq e thjeshtë: Secili të mbajë pastër mjedisin përreth, e nëse nuk ndihmon në pastrim, të paktën MOS NDOT!
“Në kuadër të javës “Pastro botën”, është e rëndësishme të theksojmë rolin kyç të pyjeve në ruajtjen e ekosistemeve tona. Ato ruajnë biodiversitetin dhe kontribuojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Çdo përpjekje qoftë individuale apo kolektive, kontribuon në ruajtjen e kësaj pasurie të natyrshme.
Le të punojmë së bashku për të siguruar një të ardhme më të gjelbër dhe më të pastër