17 Qershor Dita Ndërkombëtare kundër Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës (Desertification and Drought Day) ka vënë në qendër të vëmendjes globale kullotat dhe livadhet.
Tematika e përzgjedhur për këtë vit është: “Kullotat dhe livadhet: Njihi. Respektoji. Rigjeneroi”, temë e cila bën thirrje për një njohje më të thelluar të vlerave kulturore, ekologjike dhe ekonomike të kullotave dhe livadheve duke u bërë shtysë për ndërgjegjësimin dhe shtimin e iniciativave për investime në këtë fushë krahas fuqizimit të politikave për ruajtjen e kullotave dhe livadheve.
