PROGRAMI TRANSPARENCËS

  • Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”).

    AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

    Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të AP. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

    Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

    Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

  • Struktura Organizative, Organigramës, Strukturës së Pagave të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, të dhënat janë të caktuara bazuar ne VKM Nr. 570, datë 17.7.2019 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve”, Urdhri Nr. 192, datë 18.11.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë Kombëtare të Pyjeve” (bashkëlidhur)

    Struktura e pagave

    Struktura e pagave të punonjësve të AKP, Urdhri Nr. 192, datë 18.11.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë Kombëtare të Pyjeve” (bashkëlidhur).

    Funksionet dhe detyrat e Autoritetit Përgjegjës janë si më poshtë të përcaktuara në Rregulloren miratuar me Urdhrin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit me nr. 178 datë 20.05.2022, “Për Miratimin e Rregullores së Brendshme të organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve” neni 3 si me poshtë:

    Funksionet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve

    • Agjencia Kombëtare e Pyjeve është institucion qendror publik në varësi të ministrisë përgjegjëse për pyjet, që ushtron juridiksionin e vet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
    • Agjencia Kombëtare e Pyjeve financohet nga Buxheti i Shtetit dhe burime të tjera të ligjshme;
    • Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka si mision: “Mirëqeverisjen e pyjeve në nivel kombëtar, ruajtjen dhe zhvillimin e tyre, përdorimin e qëndrueshëm dhe shume funksional të burimeve në fondin pyjor kombëtar, si pasuri natyrore me rëndësi kombëtare”;
    • Agjencia Kornetave e Pyjeve ka pavarësi në vendimmarrjen dhe kryerjen e funksioneve të saj, të parashikuara me Ligj;
    • Këshilli i Ministrave, miraton rregulla të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe të Agjencive Rajonale të Pyjeve, ndarjen dhe organizimin e punës, statusin e punonjësve dhe marrëdhëniet e saj me institucione të tjera;
    • Agjencia Kombëtare e Pyjeve e ka selinë në Tiranë dhe ka Vulën e vet.

    Sa i përket CV dhe pagave të nëpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit ju bëjmë me dije se subjekt deklarimi në ILDKPI janë si më poshtë:

  • Ligji nr. 90/2012, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”,
  • Ligji nr. 9367 datë 07.04.2005, ”Për parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”, i ndryshuar
  • Ligji nr. 9049, date 10.04.2003, ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të zgjedhurve të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar,
  • Ligji nr. 9131, date 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  • Ligji nr. 9154, datë 06.11.2003, ”Për arkivat“, i ndryshuar, ligjin nr. 1 19/2014, “Të drejtën e informimit”,
  • ligjin nr. 153/2013 “Për nëpunësin civil“, i ndryshuar
  • VKM nr. 570 datë 17.07.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizmin dhe funksionimit të Agjencisë Kombëtare te Pyjeve”, i ndryshuar
  • Urdhri Nr. 192, datë 18.11.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë Kombëtare të Pyjeve”
  • Ligji nr. 57/2020 “Për pyjet”;
      1. E drejta për informim
      • Koordinatori: Pamela Senka
      • E-mail: pamela.senka@akpyje.gov.al
      • Adresa: Rruga “Halit Bega”, 181, 1001, Tiranë, Shqipëri
      • Orari: nga e Hëna në të Enjte 8:00-16:30, të Premte 8:00 – 14:00

      Format kërkese/Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)

      Hapat shpjegues mbi kërkesën për informacion

      Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.

      Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal, ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.

      Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.

      Kërkesa për informim duhet të përmbajë: 1. emrin dhe mbiemrin e kërkuesit; 2. adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni; 3. përshkrimin e informacionit që kërkohet; 4. formatin në të cilin preferohet informacioni; 5. çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar. Kërkesa për informim trajtohet nga ana e agjencisë sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj.

      Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, agjencia kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e nevojshme, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës.

      Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës agjencia konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë Autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.

      Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga agjencia në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.

      E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në nenin 17 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

      Model kërkesë për informacion 2021 (modele tip)

      Procedurat për shqyrtimin e ankesave

      Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Neni 24, Procedurat për shqyrtimin e ankesave Model

      Format Ankese (model tip)

  • Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë

    Planet strategjike të punës

    Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)

    Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit publik

  • Lista e Shërbimeve* që ofron AP, përfshirë Tarifat perkatese (Fatura per arketim) Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.
  • Format kërkese / Shpjeguese (procedura e kërkimit të akteve p.sh: formularë, vërtetime etj.) Format ankese / Shpjeguese Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku) Komente/rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
  • Lista e dokumenteve që administrohen nga AP me afatet e ruajtjes Kërkesa për informacion. Ankesa nga subjekte, persona fizike. Korrespondenca me degët rajonale. Kërkesa për asgjësim produktesh Kërkesa për pajisje me leje mjedisore, përjashtim nga leja. Kërkesa për procedurat e VNM, përjashtim nga procedura e VNM. Kërkesa për programin IPARD. Urdhra emërimi ne detyre, largimi nga detyra. Urdhra prokurimi. Informacione te ndryshme nga subjektet. Afati i ruajtjes së dokumenteve është 5-10 vjet sipas rëndësisë së tij. Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto) Forma e ruajtjes së dokumenteve është në kopje fizike.
  • Njoftimi për procedurat e rekrutimit kryhet Departamenti i Administratës Publike sipas planit vjetor të rekrutimeve dhe pranimi në shërbimin civil kryhet nga AP në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike. Procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil referuar nenit 7 te ligjit 152 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, Departamenti i Administratës Publike përgatit dhe mbikëqyr zbatimin e politikave shtetërore në shërbimin civil; përgatit projekt-aktet ligjore dhe nënligjore për shërbimin civil; mbikëqyr zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore; përgatit mendim për çdo projekt-akt të propozuar nga institucionet e tjera që ka të bëjë me marrëdhëniet e punësimit në administratën publike; miraton dhe ndjek zbatimin e programeve të trajnimit në shërbimin civil; përgatit planin vjetor të pranimit për institucionet e administratës shtetërore; përfaqëson, së bashku me Ministrinë e Financave, Këshillin e Ministrave në negociatat dhe konsultimet për kushtet e përgjithshme të punës në shërbimin civil me sindikatat ose përfaqësuesit e nëpunësve civilë; administron Regjistrin Qendror të Personelit; mbështet dhe siguron këshillimin e institucioneve në zbatim të këtij ligji; përgatit udhëzime të përgjithshme dhe manuale për të garantuar zbatimin e unifikuar të legjislacionit të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore; në përputhje me legjislacionin në fuqi, harton dhe bashkëpunon për strukturën e pagave për nëpunësit dhe punonjësit e administratës publike, qendrore dhe vendore; harton dhe miraton rekomandimet për politikat e trajnimeve të nëpunësve civilë; ushtron çdo kompetencë të dhënë nga ky ligj apo në bazë të tij Bazuar nenit 22 te ligjit 152 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive bëhet nëpërmjet një konkurrimi të hapur. Konkurrimi organizohet në mënyrë periodike nga njësia përgjegjëse për secilin nga grupet e përcaktuara në pikën 8 të nenit 19 të këtij ligji. Konkurrimi zhvillohet në këto dy faza: a) verifikimi paraprak, nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të posaçme, sipas shpalljes së konkurrimit; b) vlerësimi i kandidatëve. Verifikimi paraprak kryhet nga njësia përgjegjëse, ndërsa vlerësimi i kandidatëve bëhet nga komiteti i përhershëm i pranimit, i krijuar për secilin nga grupet e përcaktuara në pikën 8 të nenit 19 të këtij ligji. Kandidatët fitues, që marrin mbi 70 për qind të pikëve totale të vlerësimit, renditen nga komiteti i përhershëm i pranimit, sipas pikëve të marra në listën e kandidatëve të suksesshëm (në vazhdim “lista”). Këshilli i Ministrave miraton rregullat e hollësishme për krijimin, përbërjen dhe veprimtarinë e komiteteve të përhershme të pranimit, si dhe rregullat e hollësishme për procedurën e pranimit dhe vlerësimin e kandidatëve.