Artur KALA ka lindur në qytetin e Bulqizës më 6 maj 1977. Ai është i martuar dhe ka 2 fëmijë.
Në vitin 2001, përfundoi studimet e larta dhe u diplomua me titullin “Inxhinier Pyjesh”, pranë Fakultetit të Pyjeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës, (1996 – 2001).
Në vitin 2016, përfundoi studimet pasunivesitare “Master Shkencor” për “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh”, pranë Universitetit “Marin Barleti”, Tiranë, (2014 – 2016).
Karriera e tij profesionale mbart disa pozicione të rëndësishme drejtuese në institucione të ndryshme në Shqipëri, si; Përgjegjës i Administrimit të Pyjeve, në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Buqlizë, ku shërbeu në vitet 2000 – 2003; Oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Bulqizë, ku shërbeu në vitet 2003 – 2008; Drejtor i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ku shërbeu në vitet 2014 – 2021, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve në Ministrinë e Brendshme, ku shërbeu në vitet 2021 – 2022.
Që prej Prillit 2022, shërben si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.
Artur Kala, ka kryer një sërë trajnimesh, kualifikimesh dhe veprimtari të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare me karakter shkencor e teknik.
Ai është njohës i mirë gjuhën angleze dhe komunikon rrjedhshëm në gjuhën italiane.
Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara AKP