Z. Ilir Bala
Ilir.Bala@akpyje.gov.al
Drejtoria e Menaxhimit dhe Kontrollit, përgjigjet për ngritjen dhe mirëmbajtjen e Regjistrit Kombëtar të Fondit Pyjor (RKFP); menaxhimin e bazës qëndrore e të integruar të të dhënave; mirëmbajtjen dhe përditësimin e sistemit të integruar të informacionit në sektorin e pyjeve (ALFIS); shqyrtimin/vlerësimin planeve të mbarështimit/menaxhimit, projekteve të punimeve kulturale, të pyllëzimit dhe të rehabilitimit të fondit pyjor; monitorimin dhe kontrollin e veprimtarisë së operatorëve publikë ose privatë në fondin pyjor, veprimtarisë së strukturave të administrimit e të inspektimit pyjor në Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore/Bashkitë, për të garantuar zbatimin e legjislacionit, plotësimin e kritereve/kushteve të përcaktuara në dokumentet planifikuese dhe lejet e miratuara; koordinimin me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore/Bashkitë dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Z. Kliti Starja
Kliti.Starja@akpyje.gov.al
Drejtoria e Analizës dhe Performancës, përgjigjet për vlerësimin e gjendjes së sektorit të pyjeve, përmes monitorimit të kritereve dhe treguesve, kryerjes së Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe nxjerrjes së rezultateve, zhvillimin e shërbimit këshillimor për ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve të pyjeve, duke përditësuar arritjet, inovacionet dhe praktikat më të mira në nivel ndërkombëtar.
Znj. Drita Dalipaj
Drita.Dalipaj@akpyje.gov.al
Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, përgjigjet për planifikimin, optimizimin dhe mirëmenaxhimin e burimeve financiare, njerëzore, realizimin e funksioneve me natyrë mbështetëse, sigurimin e përputhshmërisë ligjore të veprimtarisë së agjencisë, me qëllim mbarëvajtjen e veprimtarisë së institucionit.
Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara AKP