Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, strukturat e sektorit të turizmit pranë bashkisë dhe Inxhinierë të pyjeve në bashkinë Devoll në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet” në Bilisht, me nxënësit e Gjimnazit “Fuat Babani”
Nxënësit u njohën me:
- Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve,shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
- Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
- Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarreve në pyje.
Gjatë takimit me nxënësit u bisedua për politikat favorizuese të profesionit të Inxhinierit, teknikut të pyjeve si dhe misionin e tyre dhe në përfundim të aktivitetit u mbollën fidanë ne ambientet e shkollës.