Në Tiranë u zhvillua konferenca rajonale me temë “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë basenit të lumit Drin”

Në Tiranë u zhvillua konferenca rajonale me temë “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë basenit të lumit Drin”.
Konferenca mblodhi së bashku ekspertë rajonalë dhe ndërkombëtarë me përvoja të ndryshme për të diskutuar mundësitë dhe sfidat në menaxhimin bashkëkohor të pyjeve për nevoja të ndryshme socio-ekonomike, si gjenerimi i të ardhurave, ruajtja e biodiversitetit dhe mbrojtja e tokës dhe burimeve ujore.
“Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë pellgut/basenit të lumit Drin” është një projekt rajonal tre-vjeçar i fokusuar në zonën ujëmbledhëse ndërkufitare të lumit Drin, që shtrihet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. zbatohet nga organizata CNVP Foundation dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe OJQ austriake ICEP me mbështetjen e kompanisë austriake të fibrave Lenzing.
Misioni i projektit është të forcojë praktikat e “Menaxhimit të Integruar të Pyjeve brenda këtij rajoni përmes pilotimit të programeve inovative, që harmonizohen me politikat dhe zhvillimet në teknikat e fundit, duke promovuar përfshirjen aktive të komuniteteve lokale.
Tema kryesore e konferencës rreth Menaxhimit të Integruar të Pyjeve përgjatë pellgut të lumit Drin, duke përfshirë:
  • Rehabilitimi i ekosistemeve të pyjeve përmes ndërhyrjeve të projektit në bazenin e Drinit (si pyllëzime, rehabilitimi i pyjeve, konvertimi i pyjeve dhe kontrolli i erozionit)
  • Përfshirja e aktorëve dhe përmirësimi i njohurive dhe kapaciteteve të tyre në pellgun e Drinit.
  • Zinxhirët e vlerës për produktet drusore dhe jo drusore si një mundësi e qëndrueshme për gjenerimin e të ardhurave.
  • Krijimi i partneriteteve dhe aleancave lokale dhe rajonale për lehtësimin e dialogut dhe shkëmbimit të njohurive.
Në prezantimin e tij Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve Z. Artur Kala solli shifra dhe fakte lidhur me aktivitetet të projektit në fokusin e vitit shqiptar të pyjeve në thelb të së cilave ishin:
Masivizimi i pyllëzimeve
Trajnimi strukturave përgjegjëse për pyjet pranë bashkive
Edukimi, ndërgjegjësimi
Këto aktivitete janë kryer në bashkëpunim të plotë midis AKP-së dhe CNVP-së dhe do vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.

 

 

NJOFTIME