Në ambientet e Bashkisë Bulqizë u zhvillua një takim mes katër bashkive të Qarkut Dibër organizuar nga Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave në bashkepunim me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve

Në ambientet e Bashkisë Bulqizë u zhvillua një takim pune mes katër bashkive të Qarkut Dibër (Bulqizë, Dibër, Mat dhe Klos) për zbatimin e ligjit Nr 57/2020 “Për Pyjet”.
Ky takim u organizuar nga Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave në bashkepunim me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, ku në takim morrën pjesë; N/ Kryetari i Bashkisë Bulqizë, përfaqësues të strukturave të pyjeve të katër Bashkive. Bashkia Bulqizë nga 3 bashkitë te tjera në organigramën e saj ka Drejtorin e Pyjeve, ndërsa bashki të tjera sektorin e pyjeve e kanë
të bashkuar me drejtori të tjera.
Gjate takimit u diskutuar për aktivitete dhe të ardhurat nga ⏳fondi pyjor dhe kullosor për vitin #2025. Në zbatim ligjit Nr 57/2020 “Për Pyjet”,Neni 13, “Të ardhurat përdoren 100% nga strukturat përgjegjëse për pyjet në bashki, kryesisht për investime në fondin pyjor.

 

NJOFTIME