Së bashku për një sektor pyjor të qëndrueshëm!
Sot, Grupi Rajonal i Punës për Zhvillimin Rural (SWG RRD), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve dhe me mbështetjen e Ministrisë Federale Gjermane të Bujqësisë, organizoi workshop-in mbi “Përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe integrimin e kërkesave të kapitujve 27 dhe 11 në politikat e sektorit pyjor”.
Në fokus të diskutimeve: bashkëpunimi ndërinstitucional, përcaktimi i prioriteteve strategjike dhe zbatimi i politikave pyjore në përputhje me standardet europiane.



