Takimi i 2 me Palët e Interesuara – Projekti RESILIENTTREES
Agjencia Kombëtare e Pyjeve, në bashkëpunim me PSEDA-ILIRIA, organizon më 23 Prill 2026, në Tiranë, Takimin e Dytë me Palët e Interesuara, në kuadër të projektit RESILIENTREES (Interreg Europe).
Takimi synon të prezantojë rezultatet e vizitës studimore ndërkombëtare dhe të mundësojë diskutimin mbi transferimin dhe përshtatjen e praktikave më të mira për:
- Mbrojtjen e biodiversitetit,
- Menaxhimin e pyjeve të vjetër (OGF),
- Ruajtjen e drurëve monumentale-veterane (MVT).
Aktiviteti përfaqëson një platformë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, ekspertëve dhe aktorëve të interesuar, me qëllim përmirësimin e politikave dhe instrumenteve në sektorin e pyjeve dhe mjedisit në Shqipëri.
