Agjencia Kombëtare e Pyjeve me ftesën e Federata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale

📌Agjencia Kombëtare e Pyjeve me ftesën e Federata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale, në bashkëpunim me Fakulteti i Shkencave Pyjore si dhe me pjesëmarrjen e 🌲specialistëve me përvojë në fushën e pyjeve monitoruan parcelat pyjore, pjesë të 🌳Bashkia Belsh-Faqja Zyrtare, ku janë ngritur disa modele të trajtimit të cungishteve.

🗓️ Krijimi i këtyre modeleve ka patur si objektiva:
1. Marrjen e masave efektive nga ana e Bashkisë për të përmirësuar gjendjen e pyjeve dhe sigurimin e produkteve pyjore.
2. Nxitjen e pjesëmarrjes së fermerëve në menaxhimin e pyjeve.
3. Shkëmbimin e njohurive të përfituara nga kjo përvojë me bashkitë të tjera të vendin dhe ekspertë të fushës së pyjeve.
4. Përdorimin e kësaj përvoje si një pikënisje drejt krijimit të standarteve për menaxhimin e pyjeve në nivel vendor.

✔️Ndarja e kësaj eksperience me profesorë të FSHP, specialistëve me pervojë, përfaqësues të Federatës, dhe Agjencisë Kombëtare të Pyjeve është vlerë e shtuar për krijimin e modeleve të sukseshme në menaxhimin e cungishteve të dushkut🌱

 

NJOFTIME