Agjencia Kombëtare e Pyjeve në bashkëpunim me Inspektorati Qendror, përfundoi procesin e unifikimit të Inspektimit Online në pyje si një objektiv madhor dhe detyrim ligjor për kontrollin dhe mbrojtjen e fondit pyjor.
Ne ambientet e Agjencisë u zhvillua një takim dhe u shpërndanë për 12, bashkinë Tiranë, bashkinë Elbasan, bashkinë Librazhd, bashkinë Korçë, bashkinë Pogradec, bashkinë Devoll, bashkinë Maliq, bashkinë Gramsh, bashkinë Prrenjas, bashkinë Sarandë, bashkinë e Vaut të Dejës dhe bashkinë Has të cilat kane ngritur strukturën e inspektimit të ndarë nga struktura e menaxhimit tabletat e parë që do të përdoren nga strukturat e pyjeve në bashki për realizimin e inspektimeve online.
Agjencia Kombëtare e Pyjeve do të vazhdojë të udhëheqë procesin në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror për fillimin e procesit edhe për bashkitë e tjera.