Në Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u zhvillua takimi për çeljen e projektit “ Sistemi për paralajmërimin e hershëm të zjarreve” në zbatimin e metodave ECO-DRR ( Disaster Risk Reduction), projekt i mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar ( JICA ), ku Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka një rol të rëndësishëm dhe bashkëpunim të ngushtë me AKMC.
Në takim morën pjesë z. Nakata Hiroshi, përfaqësues i #JICA, z. Artur Kala, Drejtor i Përgjithshëm i AKP, z. Ylber Muçeku, Drejtor i Përgjithëm i Institutit të Gjeoshkencave dhe z. Klajdi Nikolla, Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve në #AKMC.
Agjencia Kombëtare e Pyjeve e sheh shumë të rëndesishem këtë projekt i cili është pritur me interes që në fillimet e tij, pasi sot zjarret janë dëmtuesi kryesor në pyje për shkak dhe të ndryshimeve klimatike, ndaj krahas masave që ndërmerren nga strukturat e pyjeve, Bashkitë dhe Zonat e Mbrojtura, punën e palodhur të AKMC në koordinimin dhe parandalimin për shuarjen e zjarreve, zhvillimi i këtij projekti do ketë impakt shumë të rëndësishem në parandalimin e zjarreve në pyje.