Në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet” në Korçë, me nxënësit e Gjimnazit “Themistokli Gërmenji”

Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Inxhinierë të pyjeve në bashki, në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet” në Korçë, me nxënësit e Gjimnazit “Themistokli Gërmenji”.
Nxënësit u njohën me:
  • Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve, shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
  • Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
  • Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarreve në pyje.
Gjatë takimit me nxënësit u bisedua për politikat favorizuese të profesionit të Inxhinierit, teknikut të pyjeve si dhe misionin e tyre.

 

 

 

NOTIFICATIONS