Shqipëria, me votë unanime, merr Presidencën e FOREST EUROPE për katër vitet e ardhshme

Shqipëria, me votë unanime, merr Presidencën e FOREST EUROPE për katër vitet e ardhshme.
Një moment krenarie dhe përgjegjësie për vendin tonë, që tashmë do të drejtojë platformën më të rëndësishme politike pan-evropiane për pyjet, duke bashkuar shtetet e Evropës dhe Bashkimin
Evropian rreth sfidave dhe zgjidhjeve për të ardhmen e pyjeve të kontinentit.
Ky besim është një vlerësim për punën e bërë deri më sot, por mbi të gjitha një mandat për të udhëhequr me vizion, bashkëpunim dhe ambicie në një kohë kur ndryshimet klimatike, zjarret, humbja e biodiversitetit dhe degradimi i tokës kërkojnë veprim të përbashkët.
Shqipëria është gati të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të kthejë angazhimet e përbashkëta në rezultate konkrete për pyjet dhe brezat që do të vijnë.

 

ANNOUNCEMENTS