Në kuadër të Vitit Shqiptar të Pyjeve dhe fushatës së pyllëzimeve përgjatë sezonit të mbjelljeve, struktura e pyjeve në bashkinë Tropojë mbollën 500 fidanë llojit Bli.
Janë mbjellë në aksin rrugor Dubrav-Cërrnic, iniciativë e bashkisë Tropojë, që ka për qëllim përmirësimin e mjedisit, e cilësisë së ajrit, ndotjes akustike dhe ruajtjen e biodiversitetit.
Mbjelljet do të vazhdojnë edhe në akse të tjera për një Tropojë më të gjelbër