Takimi me përfaqësues të FAO-s, Organizatës Botërore të Ushqimit

Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi me përfaqësues të FAO-s, Organizatës Botërore të Ushqimit Z. Giorgi Kvinikadze (staticien në FAO), dhe Z. Agim Pepkolaj koordinator projekti FA, me temë “Mbështetje për mbledhjen dhe raportimin e treguesëve të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG) nën përgjegjësinë e FAO-s.

Gjatë takimit u diskutua mbi rolin e Agjencisë në monitorimin dhe raportimin e këtyre treguesve si dhe mbështetjen e ofruar nga #FAO për zhvillimin e indikatorëve ne fushën e pyjeve si objektiv drejt Integrimit në #BE dhe mbështetjen e politikave në bujqësi, pylltari dhe zhvillimin rural.

Përfaqësuesit e AKP-së shprehën gadishmërinë e bashkëpunimit dhe përfshirjes në projektet e monitorimit dhe raportimit të indikatorëve për matjen e zhvillimit të qëndrueshëm, midis te cilëve dhe atë të Indeksit të Mbulimit të Gjelbër të Maleve (MGCI) (Treguesi 15.4.2.a) i cili mat ndryshimet në sipërfaqen e bimësisë së gjelbër në zonat malore (pyje, shkurre, kullota dhe tokë bujqësore).

Ky informacion do të ndihmojë në identifikimin e statusit të ruajtjes së mjediseve malore në mënyrë që të matet progresi drejt objektivit të zhvillimit të qëndrueshëm.

NOTIFICATIONS