Me Përfaqesuesin e Lartë të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, Z. Sergej Anagnosti

Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, Drejtori i Përgjithshëm, z. Artur Kala, pati kënaqësinë të priste, Përfaqësuesin e Lartë të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, Z. Sergej Anagnosti ( për programin e Asistencës Teknike OSA-DG ECHO 2023-2026) dhe perfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Programi synon të ofrojë mbështetje teknike dhe të kontribuojë në zbatimin e programeve të bashkëpunimit për mbrojtjen civile mbi çështjet ku hasin pengesa dhe vështirësi.
Vendet përfituese të këtij programi janë, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali I Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia etj.
Në takimin prezantues, z. Kala foli për misionin e Agjencisë, ndërveprimin me Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe Zonave të Mbrojtura, zgjidhjen e problematikave të administrimin të fondit pyjor dhe kullosor dhe për vijushmërinë.

NJOFTIME