Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve Drejtori i Përgjithshëm z. Artur Kala nënshkroi marrvëshjen e bashkëpunimit me Federatën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale (FKPKK) përfaqësuar nga Kryetari Z. Rexhep Ndreu.
Bashkëpunimi do të përfshijë:
Angazhime të përbashkëta në kuadër të shpalljes së vitit 2024 si “Viti Shqiptar i Pyjeve” për organizimin e fushata të përbashkta komunikimi në Kuadër të Shpalljes së Vitit Shqiptar të Pyjeve 2024, të cila do të ketë në qendër të tyre:
Pyjet dhe Njerëzit, për të nxjerrë në pah vlerat që kanë pyjet shqiptare si dhe kontributin që komunitetet vendore japin në menaxhimin dhe mbrojtjen e tyre;
Si dhe do të inkurajojnë një angazhim më të mirë të përdoruesve të pyjeve dhe shoqatave të tyre për të shfaqur rolin në trajtimin e krizës klimatike;
Ndërtimi i partneritetit dhe bashkëpunimit më të fortë ndërmjet AKP dhe FKPKK veçanërisht për përfshirjen e palëve në përgatitjen dhe zbatimin e planeve operacionale vjetore të pyjeve si dhe mbështetjen e një programi për të rinjtë në kuadër të Koalicionit Kombëtar për Tokën;
Komunikimin dhe promovimin e çdo aktivitet që organizojnë në interes të ndërsjelltë duke specifikuar detajet e nevojshme që sigurojnë një mirëkoordinim mes tyre;
Pjesëmarrjen reciproke si partner bashkëpunimi në aktivitete publike të AKP dhe promovimi i veprimtarive dhe arritjeve në sektorim pyjor;
Të mbështesin një bashki pilot në hartimin e planit operacional dhe masave kundër zjarreve, plan i cili do të përgatitet si model nga ana e FKPKK në bashkëpunim me AKP dhe Bashkinë.
Gjatë takimit u diskutuan detaje teknike mbi zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit pyjor sfidat e sektorit pyjor në kuadër të ndryshimeve klimatike, zbatimin e axhendës së gjelbër, problematika të administrimit të pyjeve dhe konkretizimin e punës për hapat që do të ndërmarrim.
Në kuadër të përgatijeve për shpalljen e vitit 2024 si “Viti Shqiptar i Pyjeve” Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP) do të finalizojë marrëveshje bashkëpunuese me aktorë të tjerë të rëndësishëm për sektorin pyjor.