Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, Drejtori i Përgjithshëm, z. Artur Kala, priti z. Aleksandër Trajce Drejtor Ekzekutiv i organizatës Protection and Preservation of Natural Environment in Albania dhe z. Bledi Hoxha Projekt Menaxher në PPNEA

Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, Drejtori i Përgjithshëm, z. Artur Kala, priti z. Aleksandër Trajce Drejtor Ekzekutiv i organizatës Protection and Preservation of Natural Environment in Albania dhe z. Bledi Hoxha Projekt Menaxher në PPNEA.
Gjatë takimit Drejtori i AKP-së vuri theksin në aktivitetet dhe objektivat që do të lancohen në kuadër të vitit shqiptar të pyjeve dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve që operojnë në fushën e pyjeve.
Nga ana tjetër u diskutuan planet e aktiviteteve që ka parashikuar organizata e PPNEA-së gjatë vitit 2024 me fokus pyjet të tilla si:
Ndërmarja e një aksioni me përfshirjen e Institucioneve vendore, komunitetin lokal dhe vullnetarë për mbjelljen e 3500 fidanëve të pishës së zezë në pjesën veriore te malit Munellë. Aksioni do të startojë ditën e shtunë datë 23.12.2023 dhe do të vazhdojë në ditë të vecanta përgjatë periudhës Janar-Mars 2024.
Mbjelljen e 3500 fidanëve pyjor në fodnin pyjor që administrohet ngaa bashkia Bulqizë.
Rigjenerim i drejtpërdrejtë i vegjetacionit pyjor në përmes qasjes ROAM (Restoration Opportunities Assessment Methodology) në sipërfaqe pyjore të bashkisë së Hasit. Parashikohet të pyllëzohen 20 ha gjatë vitit 2024.
Mbjellja e 300 fidanëve të Vërriu të zi “Alnus glutinosa L” në Parkun Kombëtar të Prespës.
Në kuadër të muajit të pyllëzimeve si dhe në virgjilje të vitit 2024 të shpallur “Viti i Pyjeve”, AKP-ja do takojë edhe Organizata, Institucione, Shoqata, etj, me qëllim krijimin e sinergjive të përbashkëta me qëllim tërheqjen e vëmëndjes, zhillimin e aktiviteteve dhe mbështetjen e tyre për Vitin Shqiptar të Pyjeve.

 

 

NJOFTIME