Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, Drejtori i Përgjithshëm, z. Artur Kala, zhvilloi një takim pune me znj. Zana Vokopola, Drejtor Ekzekutiv i Urban Research Institute

Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, Drejtori i Përgjithshëm, z. Artur Kala, zhvilloi një takim pune me znj. Zana Vokopola, Drejtor Ekzekutiv i Urban Research Institute.
Tema kryesore e diskutimit ishte zbatimi i projektit “Studimi i Valorizimit të Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare”, i cili synon të zhvillojë një draft të parë të studimit të valorizimit për Parkun Kombëtar të Alpeve Shqiptare.
Ky studim synon të detajojë të gjitha aspektet mjedisore, klimatike, territoriale dhe socio-ekonomike të Parkut Kombëtar.
Çështje specifike të diskutuara:
  • Të dhëna të disponueshme dhe statusi i informacionit ekzistues
  • Vlerësimi gjithëpërfshirës i vlerave të shërbimit të ekosistemit të territorit të PK Alpeve Shqiptare
  • Vlerësimi i kuadrit ligjor dhe institucional ekzistues që rregullon zhvillimin e HEC-eve brenda zonave të mbrojtura në Shqipëri
  • Identifikimi i modeleve për të përcaktuar skenarët e mundshëm të ndryshimit të klimës.
  • Ndikimi i skenarëve të ndryshimeve në përhapjen e llojeve dhe biodiversitetin e zonës duke parë mundësitë për masat zbutëse.
Bazuar në këtë studim, do të zhvillohet Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare.
Gjatë takimit Drejtori i AKP-së vuri theksin në aktivitetet dhe objektivat që po zhvillohen në kuadër të vitit shqiptar të pyjeve dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve që operojnë në fushën e pyjeve.

 

 

NJOFTIME