Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi i rradhës me përfaqësuesit e Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave, në kuadër të angazhimeve të përbashkëta mbi aktivitetet promovuese dhe ndërgjegjësuese të “Vitit Shqiptar të Pyjeve 2024”

Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi i rradhës me përfaqësuesit e Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave, në kuadër të angazhimeve të përbashkëta mbi aktivitetet promovuese dhe ndërgjegjësuese të “Vitit Shqiptar të Pyjeve 2024”
Të pranishëm në takim ishin: z. Artur Kala, Drejtor i Përgjithshëm i AKP, drejtori i Drejtorisë së Analizës dhe Performancës z. Kliti Starja, kryetari i Federata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale Z.Rexhep Ndreu me stafin e tij.
Ky takim synon orientimin dhe nxitjen e komuniteteve drejt zbatimit të praktikave të agro-pylltarisë ku aktivitetet bujqësorë të ndërthuren dhe të plotësohen me ato pyjore.
Gjatë takimit u diskutuan detaje teknike të Projekt-propozimeve, lobime me donator të ndryshëm si një përpjekje e përbashkët e Agjencia Kombëtare të Pyjeve dhe Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave për promovimin, ndërgjegjësimin dhe rimëkembjen e pyjeve, si dhe përmirësimin e tokave të degraduara.

Ndërtimi i partneritetit dhe bashkëpunimit më të fortë ndërmjet komunikimit dhe promovimit të çdo aktiviteti me interes të ndërsjelltë duke specifikuar detajet e nevojshme që sigurojnë një mirëkoordinim mes palëve të cilat në mënyrë të vazhdueshme publikohen në gazetën”Jeto Gjelber”.

Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave do të lobojë për marrëveshje bashkëpunuese me aktorë dhe donator të tjerë të rëndësishëm për sektorin pyjor.

 

 

NJOFTIME