Në Elbasan, AKP dhe CNVP, zhvilluan trajnimin “Forcimi i kapaciteteve menaxhuese të pyjeve dhe kullotave në bashki”

Agjencia Kombëtare e Pyjeve në kuadër të përgatitjeve të axhendës dhe shpalljes së vitit 2024 si “Viti Shqiptar i Pyjeve” në bashkëpunim me Organizatën CNVP Foundation (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit), organizoi një takim me temë “Forcimi i menaxhimit të pyjeve dhe kullotave nga ana e bashkive” me specialistë dhe drejtuse të njësive të Menaxhimit të Pyjeve me bashkitë e Prefekturave Elbasan dhe Berat.
Objektivi kryesor i ketij takimi njëherazi trajnues dhe informues ishte:

1 Axhenda dhe planet e aktiviteteve në kuadër të shpalljes së vitit 2024 si “Viti Shqiptar i Pyjeve”
2 Aftësimi i strukturës përgjegjëse për administrimin e pyjeve në bashki rreth procesit të hartimit të planeve operacionale vjetore.
3 Aktiviteti i vjeljes se bimëve mjekësore aromatike në natyrë (BMA). 請
4 Sensibilizimi dhe marrja e masave për problematikën e zjarreve në pyje.
5 Nxitja e të rinjëve nga strukturat e pyjeve në bashki për të rritur interesin e tyre dhe orientimin drejt arsimimit në Fakultetin e Shkencave Pyjore dhe shkollën e mesme pyjore Shkodër.
6 Modeli i projekteve që harton struktura e pyjeve në bashki.

Trajnimi organizohet në kuadrin e veprimtarive të AKP-së për forcim të kapaciteteve menaxhuese të pyjeve, kullotave dhe Projektit për fuqizimin e sektorit të BMA dhe PPJD që po zbatohet nga CNVP me mbështetje të Ambasadës Suedeze me synim rritjen e aftësive të bashkive në mirëmenaxhimin dhe vjeljen e qëndrueshme të bimëve mjekësoresi pjesë fondit pyjor e kullosor.

Në vazhdim Agjencia Kombëtare e Pyjeve në bashkëpunim me CNVP do të zhvillojë këtë aktivitet në të gjithë prefekturat e vendit.

NJOFTIME