Në bashkinë Shkodër dhe në bashkinë Malësi e Madhe, në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore në klasë dhe në terren mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet”, në Gjimnazin “28 Nëntori”, dhe në Shkollën e Mesme “Oso Kuka”, Shkodër si dhe në Gjimnazin “Sherif Hoxha”, Koplik

Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Inxhinierë të pyjeve të bashkisë Shkodër dhe bashkisë Malësi e Madhe, në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore në klasë dhe në terren mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet”, në Gjimnazin “28 Nëntori”, dhe në Shkollën e Mesme “Oso Kuka”, Shkodër si dhe në Gjimnazin “Sherif Hoxha”, Koplik.
Nxënësit u njohën me:
  • Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve, shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
  • Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
  • Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarreve në pyje.

 

 

 

 

NJOFTIME