Në Beograd, Serbi u organizua takimi “ 4 st Interim Meeting of the REAWG on Sustainable Forest Management”

Në datat 30 – 31 Maj 2023 në Beograd, Serbi u organizua takimi “ 4 st Interim Meeting of the REAWG on Sustainable Forest Management”, me pjesëmarrjen, Z. Artur Kala, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve , Z. Ylli Hoxha, përfaqësues i Ministrisë së Turizmit.
Nën mbështetjen e grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural, Rajonal Regional Rural Development Standing Working Group, (SWG) këtu e në vijim SWG, dhe me iniciativën e Ministrisë Sllovene të Bujqësisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Fokusi i kësaj iniciative do të jetë, forcimi i rolit përfitues të ndërsjelltë në fushën e politikave pyjore, përfshirjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të praktikave të Menaxhimit të përgjithshëm të pyllit dhe gjuetisë në Ballkanin Perëndimor, në respekt të aspiratave të integrimit në BE, por edhe frymën e bashkëpunimit rajonal.

SWG po koordinon nismat rajonale në lidhje me bujqësinë, ujin, pylltarinë dhe zhvillimin rural dhe mbështet procesin e zhvillimit social dhe ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Një bashkëpunim i tillë, ndërmjet administratave kombëtare të pyjeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, së bashku me ministritë dhe akademinë, do të sjellë perfitime thelbësore ekologjike dhe ekonomike për vendet individualisht, por dhe rajonin në përgjithësi.

Gjate ditëve ekspertë dhe drejtues të Pyjeve të Ballkanit Perëndimor diskutuan rreth sfidave me të cilat janë përballur dhe po përballet Sektori Pyjor mbi cështjet më të rëndësishme si:
1. Strategjia dhe Planet Kombëtare për Pyjet në vendet e Rajonit.
2. Shkëmbimi i praktikave më të mira për zbatimin e Rregullores EUTR dhe FLEGT në legjislacionin kombëtar në Slloveni dhe legjislacionin e ardhshëm të BE-së në fushën e parandalimit të shpyllëzimit.
3. Sfidat e Menaxhimit të Pyjeve private dhe komunale në Slloveni dhe Serbi.
4. Eksperienca me Inventarin Kombëtar të Pyjeve në Slloveni dhe Serbi.
5. Prezantimi i procesit slloven të përshtatjes së Programit Kombëtar Pyjor dhe vlerësimi afatmesëm përkatës.

NJOFTIME