Në Dibër u mbajt sezoni i 4-ët i aktiviteteve në kuadër të projektit “Promovimi i rimëkëmbjes së gjelbër në sektorin e pyjeve në Shqipëri”, ku morën pjesë përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve , Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Fakulteti i Shkencave Pyjore, përfaqësues të bashkive Has, Tropojë, Dibër, Mat, Klos, Bulqizë, Prrenjas, Librazhd, mbështetur nga UNDP Albania.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan dhe diskutuan çështje që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve si:
Administrimi dhe menaxhimi i pyjeve/kullotave publike në pronësi të bashkisë si dhe menaxhimi i faunës dhe florës së egër si pjesë përbërëse e ekosistemit pyjor dhe kullosor.
Zhvillimi i pyjeve nëpërmjet planifikimit vjetor, përfshirja e planit operacional vjetor në buxhetin e bashkisë.
Hartimi i planeve të mbarështimit të pyjeve publike dhe private, roli i strukturave përgjegjëse për pyjet në bashki.
Mbi procedurat e heqjes nga fondi pyjor dhe kullosor dhe dhënien në përdorim të këtij fondi.
Mbi azhornimin e të dhënave kadastrale pyjore/kullosore dhe problematikat e transferimit.
Monitorimi dhe kontrolli i strukturave të menaxhimit të pyjeve në bashki.
Unifikimi i procedurave të inspektimit dhe formularëve respektivë për këtë qëllim.