Në Ditën Botërore të Mjedisit specialistët e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u angazhuan për të sensibilizuar të gjitha bashkitë por edhe qytetarët e vendit, përmes pastrimit të territorit

Pyjet kanë vlerat të panumërta në shumë aspekte të jetës

Shplodhja dhe rekreacioni në pyje po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e paketës turistike që ofron vendi ynë.
E si mund të shtohet kjo vlerë nëse këto sipërfaqe nuk janë të pastra

Pikërisht sot në Ditën Botërore të Mjedisit specialistët e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u angazhuan për të sensibilizuar të gjitha bashkitë por edhe qytetarët e vendit, përmes pastrimit të sipërfaqes përreth Liqenit të Linzës.

Edhe një grup i vogël punonjësish mund të kontribojnë duke realizuar jo vetëm ditën e 5 Qershorit të tilla aktivitete.

Më shumë vëmendje duhet të tregojnë bashkitë dhe strukturat që administrojnë pyjet në territorin e tyre.
AKP- u bën thirje të gjithë strukturave vendore të na bashkohen përmes aktiviteteve sensibilizuese dhe ndërgjegjësues për pastrimin e fondit pyjor.

Pa ndihmën tënde!
E nëse s’ndihmon dot, të paktën mos ndot. Kontribojmë për një Shqipëri më bukuroshe.

NJOFTIME