Në Fier, CNVP dhe AKP zhvilluan takimin “Forcimi i kapaciteteve menaxhuese të pyjeve dhe kullotave në bashki”

Agjencia Kombëtare e Pyjeve në kuadër të përgatitjeve të axhendës dhe shpalljes së vitit 2024 si “Viti Shqiptar i Pyjeve” në bashkëpunim me CNVP Foundation (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit), organizoi në Fier takimin me temë “Forcimi i kapaciteteve menaxhuese të pyjeve dhe kullotave në bashki”, ku morën pjesë, z. Artur Kala, Drejtor i Përgjithshëm i AKP, z. Janaq Male, Drejtor i CNVP për Shqipërinë,z. Lefter Shehaj, Prefekti Qarkut Fier, specialistë dhe drejtuse të njësive të Menaxhimit të Pyjeve.
Objektivi kryesor i ketij takimi njëherazi trajnues dhe informues ishte:
Axhenda dhe planet e aktiviteteve në kuadër të shpalljes së vitit 2024 si “Viti Shqiptar i Pyjeve”.
Aftësimi i strukturës përgjegjëse për administrimin e pyjeve në bashki rreth procesit të hartimit të planeve operacionale vjetore.
Aktiviteti i vjeljes se bimëve mjekësore aromatike në natyrë (BMA).
Sensibilizimi dhe marrja e masave për problematikën e zjarreve në pyje.
Nxitja e të rinjëve nga strukturat e pyjeve në bashki për të rritur interesin e tyre dhe orientimin drejt arsimimit në Fakultetin e Shkencave Pyjore dhe shkollën e mesme pyjore Shkodër.
Modeli i projekteve që harton struktura e pyjeve në bashki.
Trajnimi organizohet në kuadrin e veprimtarive të AKP-së për forcim të kapaciteteve menaxhuese të pyjeve, kullotave dhe Projektit për fuqizimin e sektorit të BMA dhe PPJD që po zbatohet nga CNVP me mbështetje të AmbasadësSuedezeTiranë me synim rritjen e aftësive të bashkive në mirëmenaxhimin dhe vjeljen e qëndrueshme të bimëve mjekësoresi pjesë fondit pyjor e kullosor.
Në vazhdim Agjencia Kombëtare e Pyjeve në bashkëpunim me CNVP do të zhvillojë këtë aktivitet në të gjithë prefekturat e vendit.

NJOFTIME